22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Zhvillime enigmatike në Hagë: Krasniqit nuk ju lejua kravata në sallë

Bislim Zyrapi nuk e vazhdoi krejt ditën e sotme dëshminë e tij ku tani po merret në pyetje nga mbrojtjet e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krejt pa asnjë shpjegim, vazhdimi i seancës pas pushimit të drekës, që zakonisht është nga ora 14:00 deri në 15:15, nuk ndodhi. Dhe për këtë nuk u dha asnjë përgjigje.

Në fillim të seancës në mëngjes, u shtrua një çështje që ngjallë dyshime të mëdha për mënyrën e menaxhimit të gjykimit atje. Kur seanca po fillonte, avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ngriti një çështje rreth trajtimit të klientit të saj.

“Zoti Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ja kanë hequr. A mund të na thotë dikush pse i është hequr kollarja zotit Krasniqi sot paradite?”

Gjyqtari Charles Smith u përgjigj se nuk e di pse ka ndodhë kjo.

“Të jem i sinqertë, as që e kam haberin për këtë, por do të interesohem dhe do të ju them, do të interesohem”.

Më pas avokatja shtoi se Krasniqi e ka bartur më herët në sallë këtë kravatë.

“Sa për procesverbal, zoti Krasniqi këtë kollare e ka veshur edhe herë të tjera në sallën e gjyqit, a mund ta dimë arsyen pse i është hequr kollarja?”.

Pas kësaj çështje të ngritur, seanca vazhdoi normalisht me pyetjet e avokatëve Luka Misetic e Ben Emmerson. Por, kur seanca shkoi në pushim të drekës, ajo nuk vazhdoi më dhe për këtë nuk u dha asnjë shpjegim.

Në rrjete sociale qarkulluan dyshime se kjo po ndodhë për shkak të debateve rreth heqjes së kravatës së Krasniqit.

Gjykata e lëshoi një njoftim se seanca vazhdon pasdite por ajo ishte vetëm dhjetë minuta dhe e tëra në seancë private. Nuk u dha deri më tash asnjë njoftim për publikun se çfarë po ndodhë në Speciale./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...