7.9 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Zhvillimet aktuale në vend – Kurti takoi shefin e EULEX-it, flasin për sigurinë në vend

Në kuadër të zhvillimeve të fundit që po ndodhin në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Albin Kurti ka shpeshtuar takimet me zyrtarët evropianë në Kosovë.

Në kuadër të këtyre takimeve, Kurti sot ka takuar shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.

“Me z. Wigemark, kryeministri Kurti diskutoi për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se Kurti u informua nga Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...