18.6 C
Pec
E premte, 26 Maj, 2023

Zhvillimet në veri, deklarohet Policia e Kosovës: Po asistojmë kryetarët e komunave të kryejnë punën e tyre në objektet komunale

Policia e Kosovës, është deklaruar rreth zhvillimeve në veri, ku grupe serbësh janë mbledhur para objekteve komunale si mobilizim pas lëshimit të sirenave në atë pjesë të vendit.

Policia e Kosovës bën të ditur se është  duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kryetarët e këtyre tri komunave në veri kanë bërë betimin e tyre dje, ndërsa një javë më parë është betuar ai i Mitrovicës së Veriut./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...