Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se mund të ketë masa në shkallë më të lartë nëse shtetet anëtare të BE-së pajtohen që ato të rriten.
Stano në konferencën e përjavshme theksoi se masat janë vendosur një vit më parë për faktin se Qeveria e Kosovës për faktin se ndodhnin veprime që çonin në përshkallëzim.
Sipas tij, në vend se të ndërmerreshin hapa për të de-përshkallëzuar situatën, bëheshin veprime të njëanshme që vetëm se e përshkallëzonin.
“Masat janë ende në fuqi sepse shtetet anëtare nuk kanë vendosur të veprojnë apo të procedojnë në bazë të raportit të Përfaqësuesit të Lartë të dorëzuar para disa javësh, gjë që nuk është çudi, sepse nëse ju kujtohet, masat janë vendosur në qershor të vitit të kaluar për administratën në Prishtinë për faktin se po ndodhnin kaq shumë veprime që çuan në përshkallëzim”, tha Stano.
“Dhe në vend të hapave që çojnë në depërshkallëzim, nga këta njerëz janë ndërmarrë gjithnjë e më shumë veprime dhe hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim. Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës. Pra, çfarë do të bëjmë? Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, tha Stano.
“Masat mund të jenë gjithashtu në shkallë nëse të gjithë aktorët evropianë ranë dakord që ato duhet të rriten”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Zëdhënësi i BE-së ka theksuar se ia kanë bërë të qartë qëndrimin Kosovës lidhur me mbylljen e Postës së Serbisë dhe hapjen e Urës së Ibrit, gjë që siç tha ai, jo vetëm Bashkimi Evropian, por edhe partnerët tjerë ndërkombëtarë të Kosovës, janë kundër këtyre veprimeve të njëanshme.
Ai tha se shpreson se Qeveria e Kosovës të marrë mesazhin, që dhe vet BE të ndalojë së marruri masa ndaj tyre.
“Është në mbylljen e Postës së serbëve dhe në përpjekjet për hapjen e urës gjatë ditëve të fundit, ata ua bëmë shumë të qartë qëndrimin tonë homologëve tanë në Kosovë në shumë nivele dhe shumë partnerë. Nuk është vetëm Bashkimi Evropian, por në thelb të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë qeverisë në Prishtinë që të mos përfshihet në serinë e veprimeve të njëanshme negative, të pakoordinuara”, shtoi Stano.
“Dhe ne shpresojmë se ata do ta dëgjojnë mesazhin dhe ne do të na ndalojnë të marrim parasysh se çfarë lloj masash do të marrim ne si përgjigje ndaj situatës”, përfundoi Stano.
Zhvillimet e fundit në veri, si mbyllja e nëntë degëve të Postës së Serbisë dhe diskutimet për hapjen e Urës së Ibrit kanë bërë që Kosova të qortohet sërish nga aleatët.
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara, Kosova po vë në rrezik mundësitë që Uashingtoni i ka ndihmuar që të krijojë.
Bashkimi Evropian, ndërkohë, ka thënë se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në mënyrë indirekte ka lënë të kuptohet se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, të cilat BE-ja i konsideron të njëanshme, mund të kenë ndikim negativ në mundësinë e heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura tash e një vit./Njeshi/