4.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Zhvillimet nga Seanca Gjyqësore për sulmin ndaj gazetarit Valdrin Daci

Të martën e 17 dhjetorit 2024 në Gjykatën Themelore në Pejë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarit Driton Agusholli, i cili ngarkohet për sulmin e kryer ndaj gazetarit të ‘Peja në Fokus’, Valdrin Dacit.

Në këtë seancë avokatja e të pandehurit Agusholli, Ylberza Gllogjani kërkoi zgjidhjen e rastit me ndërmjetësim, si dhe të dëmtuarit Daci t’i kërkohet falje, por kjo nuk u pranua nga i dëmtuari Daci.

“Meqenëse vepra me të cilën ngarkohet i mbrojturi im i plotëson kushtet që të përmbyllet edhe me procedurën e ndërmjetësimit e duke pasur parasysh edhe ekonomizimin e procedurës, faktin se i mbrojturi im është hera e parë që bie ndesh me ligjin, është i moshës më të vjetër, propozojmë që çështja të referohet në procedurën e ndërmjetësimit, duke i kërkuar falje publikisht këtu të dëmtuarit Valdrin Daci” – tha avokatja Gllogjani.

Ndërsa, i dëmtuari Valdrin Daci deklaroi se nga i akuzuari deri më tani kishte pranuar disa persona me autoritet në qytet, të cilët janë munduar të ndërmjetësojnë që ai t’ia falë palës për veprimet ndaj tij.

“Të gjithë ata që kanë ardhë e kanë pasur vetëm një fjalë kryesore, pajtohuni sepse don me hup vendin e punës, ndërsa në asnjë fjalë nuk thotë se personi ndjen keqardhje për veprimin publik që e ka bë. Unë dyshoj se sulmi është i motivuar dhe nuk është aksidentale”, tha gazetari Daci, në cilësinë e të dëmtuarit.

Daci shtoi se nuk e pranon të vazhdojë çështja në ndërmjetësim, ku sipas tij ka ende pasoja, dhe që ia lë në vlerësim të Gjykatës lëndën.

Pas propozimit të mbrojtëses dhe mendimit të palëve, gjyqtarja e çështjes Blerta Kelmendi, e refuzoi propozimin që kjo procedurë të referohet në ndërmjetësim, për shkak të mosdhënies së pëlqimit nga të gjitha palët e konkretisht nga pala e dëmtuar.

Vlen të theksohet se pas refuzimit të Dacit për të pranuar kërkim faljen nga sulmuesi, ndonëse veprimi i sulmit nga i pandehuri Driton Agusholli është parë publikisht, ky i fundit nuk e ka pranuar fajsinë për këtë veprim.

E pas seancës, gazetari Daci ka deklaruar se mospranimi i fajsisë ia ka shtuar bindjen edhe më shumë se nuk duhet falur pa u denuar assesi personat që kryejnë veprimet e tilla.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 26 mars 2024 nga Prokuroria Themelore në Pejë, i akuzuarit Driton Agusholli ngarkohet se më 29 shkurt 2024, rreth orës 16:00, në rrugën “Bill Clinton”, në Pejë, me dashje kishte përdorur forcën ndaj të dëmtuarit Valdrin Daci.

Seanca e rradhës do të mbahet në shkurt 2025./Njeshi&Pejanefokus/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...