0.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Zhvillohen sot dy takime në BKT Superligën e Kosovës

BKT Superliga e Kosovës rikthehet sot në aksion, e që në orar do të zhvillohen dy takime në kuadër të javës së 15-të.

Përballja e parë interesante është ajo në mes të Prishtinës dhe Feronikelit edhe pse këta të fundit po kalojnë nëpër një krizë të thellë rezultatesh.

Prishtina aktualisht është në vendin e gjashtë me 18 pikë, derisa në dy takimet e fundit ka marrë vetëm dy pikë.

Në anën tjetër, Feronikeli është në të fundit me dhjetë sosh, por që nuk di për fitore, së paku në pesë ndeshjet e fundit.

Një takim simpatik është edhe ai mes Dukagjinit dhe Ulpianës, me mysafirët që kishin një ecuri pozitive për tre ndeshje.

Dukagjini ka humbur paksa ritmin e lartë, duke u renditur në vendin e nëntë me 15 pikë.

Në anën tjetër, Ulpiana është në të shtatin me një pikë më shumë, derisa kishte tre fitore radhazi, por që në të fundit pësoi disfatë.

Të dy përballjet, do të luhen nga ora 13:00. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...