17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Zhvillohen sot ndeshjet e para të javës së 6-të të Superligës së Kosovës

Sot zhvillohen ndeshjet e para të javës së 6-të të Superligës së Kosovës.

Në program janë dy ndeshje nga ora 15:00, që mund t’i shikoni në ArtMotion.

Llapi sot do të kërkoj fitoren e parë në sezonin e ri kundër Drenicës. Ekipi nga Podujeva është në pozitën e fundit me 2 pikë pas 5 ndeshjeve.

Skuadra që udhëhiqet nga Batatina në 3 ndeshjet e fundit ka pësuar humbje, ndërsa në 4 ndeshjet e fundit as që ka shënuar gol.

Në anën tjetër, Drenica po kalon në formë të mirë. Ata janë në pozitën e 4-të me 10 pikë, 1 më pak se vendi i parë.

Ekipi i Tahir Lushtakut kërkon 3 pikë për të vazhduar qëndrimin në pjesën e lartë të tabelës.

Ndeshja tjetër është ajo mes dy të inkuadruarve këtë sezon, Ulpianës dhe Dukagjinit.

Dy ekipet nuk e kanë nisur mirë sezonin. Ulpiana është në pozitën e 8-të me 4 pikë, kurse Dukagjini në të 9-tin me 2 pikë.

Në xhiron që kaloi, Ulpiana fitoi kundër Gjilanit, ndërsa Dukagjini u mposht nga Prishtina./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...