Ekipet te cilat rënditen nga vendi i parë deri në vendin e 6 do të bëjnë gara ne Plej – Off, ndërsa në Superligën B do të bëjën pjesë katër ekipet e fundit që do të garojnë për të evituar largimin nga elita e hendbollit të Kosovës
Derbi i javës zhvillohet në Prishtinë ku do të përballën Prishtina që zë vendin e tretë me 28 pikë dhe Kastiroti, që kryeson në tabelën me 32 pikë. Ballafaqimi është paraparë të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 17.00
Besa, zë vendin e dyte me 30 pikë dhe pritet të shënoj fitore te lehtë ndaj Samadrexhës, që mban vendin e fundit në tabelë. Kjo ndeshje zhvillohet sonte duke filluar nga ora 19.00
Veq derbit Prishtina – Kastrioti të shtunën zhvillohen edhe dy ballafaqime të tjera dhe përballën; Trepça – Vushtrria ky takim do të përcaktoj se cila nga këto dy skuadra do të garoj në Superligën A e cila në atë B dhe Drenica – Zhegra.Ballafaqimi i fundit i javës së 18 zhvillohe të dilën dhe do të ndeshën Drita – Vëlaznimi.
Në këtë fundjavë fillojnë garat e pjesës pranverore në elitën e hendbollit të Kosovës në konkurecën e femrave, që pritet te jetë një javë e qetë meq ekipet favorite nuk do të kenë detyra të vështira.
Çiftet rivale të kësaj xhiroje janë, Drita – Shqiponja, Prishtina Vëllaznimi, Vushtrria – Vjosa, Kastrioti – Samadrexha dhe Jusuf Gervalla – Istogu
]]>