Sot dhe nesër zhvillohen takimet e rrethit të parë të garave të Kupës së Kosovës, në volejboll në të dyja konkurencat.
Tek meshkujt sot zhvillohen dy përballje dhe do të ndeshën: Vëllaznimi – Prishtina, takimi fillon prej orës 18.00 dhe prej orës 19.45 takohen Shpella – Drita.
Në konkurencën e femrave zhvillohen tri ballafaqime të kësaj faze të garave, sot do të ndeshën:Feronikeli – Feniks, ndërsa nesër Gryka – Ferizaj dhe Vushtrria – Ulpiana. Të tri përballjet fillojnë prej orës 18.00.Njeshi.com
]]>