Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kërkon ndihmë për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Ai deklaroi se situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit.
Ramosaj, në një postim në Facebook, ftoi vullnetarët që sot të mblidhen tek stacioni i zjarrëfikësve në Deçan, kurse duke sqaruar se pajisjet e nevojshme do të sigurohen në teren.