3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Zjarr në spitalin e Hamburgut, vdesin të paktën katër pacientë

Katër persona kanë vdekur pas rënies së zjarrit në një spital pranë Hamburgut, Gjermani.

Zjarri raportohet se shpërtheu në katin e tretë të klinikës Helios në Uelzen, raporton bbc.

Thuhet se janë plagosur rreth 20 persona, ndërsa policia tha se numri i të vdekurve mund të rritet duke pasur parasysh seriozitetin e disa plagëve. Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit.

Mbi 140 zjarrfikës dhe punonjës të shpëtimit, duke përfshirë disa nga rrethet fqinje, luftuan për të frenuar zjarrin. Njerëzit u shpëtuan nga klinika, disa duke përdorur shkallë. Policia tha se “thirrjet për ndihmë u dëgjuan” nga brenda ndërtesës.

Katër personat e konfirmuar të vdekur thuhet se të gjithë ishin pacientë. Zjarri vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 1 milion euro dëme materiale.

Klinika Helios është spitali mësimor i Shkollës Mjekësore të Hanoverit. Faqja e internetit e klinikës thotë se ajo ka rreth 750 punonjës dhe trajton rreth 42 mijë pacientë çdo vit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...