Kanë hyrë në ditën e tretë, zjarret që kanë përfshirë bjeshkët e Lipës në Rugovë.
Zjarret të mëdha po paraqiten tek ‘Maja e Hasanit’, ndërsa brigada e Zjarrëfikve të Pejës, nga e cila edhe raportojnë për ‘RADIO 1’, mbetet në intervenim në terren, me përballje të vështirësuar në luftë me flakët. Kjo për shkak të terrenit të papërshtatshëm, i cili nuk mundëson edhe ndërhyrjen me mjete motorike zjarrëfikëse.
Sipas ekipeve në terren nga Brigada e Zjarrëfikve të Pejës, zjarret janë të mëdha, porse ende kanë perimetër të largët nga vendbanimet private./Njeshi&RADIO 1/