21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Zjarret, Meta: Të merren masa, e papranueshme shpërdorimi i detyrës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Nëpërmjet një postimi  në “Facebook”, Presidenti iu bën thirrje autoriteteve që të marrin masa për të vënë zjarret nënkontroll.

Meta thotë se më herët ka kërkuar që Ministria Mbrojtjes  dhe e ajo Brendshme të merrnin masa, teksa e cilëson të turpshme që zjarret po fiken me mjete rrethanore.

Sipas Presidentit, në të gjithë vendin janë konstatuar 70 vatra zjarri dhe për këtë arsye duhet mobilizimi i të gjithë strukturave.

Meta thotë se e sheh të nevojshme që të kërkoj ndihmë nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane për shuarjen e zjarreve.

Reagimi i Metës

Me shumë shqetësim po ndjek prej ditësh situatën alarmante të përhapjes së zjarreve në disa Qarqe të vendit, me pasoja tepër të rënda për pasuritë tona natyrore.

Prej më shumë se një muaji, kam kërkuar reagimin në kohë të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë Brendshme për mbështetjen e pushtetit vendor, në të gjitha bashkitë, për të qenë në gatishmëri për situata të papërballueshme për kapacitetet lokale, në përgjigje edhe të paralajmërimeve të bëra më herët nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Duke vlerësuar sakrificat e deritanishme të forcave zjarrfikëse, të personelit të Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, konstatoj se megjithatë situata po percipiton shumë rrezikshëm.

Aktualisht ka mbi 70 vatra aktive zjarri në të gjithë Shqipërinë, ku një pjesë e tyre kërkojnë organizimin e operacioneve ajrore nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Është e patolerueshme, që strukturat vendore dhe qendrore, në shumicën e operacioneve, shfaqen vetëm me mjete rrethanore.

Për këtë arsye inkurajoj domosdoshmërinë e një ndërhyrjeje emergjente, të drejtuar dhe të koordinuar më së miri, për të patur sukses në luftën kundër zjarrit, nëpërmjet marrjes së menjëhershme të të tjera masave efektive dhe drastike.

I njohur me thirrjen publike të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, e ndaj të njëjtin vlerësim mbi nevojën e rikthimit urgjent në detyrë për zbatimin e detyrimeve, që ka sipas ligjit, të Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si dhe e dënoj me forcë këtë sjellje të papranueshme, të papërgjegjshme dhe në kufijtë e veprës penale, të shpërdorimit të detyrës./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...