24.5 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Zjarret në fshatin Belle të Deçanit vazhdojnë të jenë aktive, komuna kërkon ndihmë nga KFOR-i

Njësia e zjarrfikësve në Deçan po përballet me një situatë të vështirë ndërsa përpiqet të ndalojë një zjarr të madh që ka shpërthyer në bjeshkët e fshatit Belle.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, Izet Zenuni, ka bërë të ditur për Telegrafin se zjarri mbetet aktiv dhe po monitorohet nga afër.

Zjarret në fshatin Belle të Deçanit/ Foto nga Deçani, Facebook

“Shqetësuese ka qenë zjarri në Belle në bjeshkët e Belles, i cili zjarr është aktiv ende. Njësiti i zjarrfikësve ka shkuar në vend të ngjarjes dhe përkundër rrezikut që e kanë pasur për jetë pasi që terreni është i keq, kanë arritur ta lokalizojnë dhe e kanë në monitorim”, ka thënë Zenuni.

Ndërkohë, sipas drejtorit Zenuni, ata janë në pritje të ndihmës nga KFOR-i, të cilëve u është kërkuar asistencë me helikopter për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

“Shpresojmë që nuk do të përhapet më shumë, por ne kemi bërë edhe kërkesë KFOR-it për të na asistuar me helikopter, po deri më tani nuk kemi përgjigje dhe jemi në këtë situatë duke e monitoruar,” ka përfunduar Zenuni.

Zjarrfikësit vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të ndërhyjnë aty ku është e nevojshme, duke synuar të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe të mbrojnë jetën e banorëve të zonës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...