15.4 C
Pec
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Zjarret në Prevallë, MPB: Nuk ka rrezik për jetë, po kryhen operacionet për fikje

Zjarrfikësve të Prizrenit i kanë dalë në ndihmë edhe zjarrfikësit nga disa komuna tjera për ta vënë në kontroll situatën me zjarre në Prevallë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

“Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia për Menaxhimin Emergjent, njofton të gjithë qytetarët se në situatën e krijuar nga zjarri në sipërfaqe të hapur në parkun nacional në Prevallë, aktualisht janë në operacione për fikjen e zjarrit nga toka përveç Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit nga Prizreni edhe njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj”, thotë MPB.

Gjithashtu MPB/AME thtoë se rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve në Prevallë nuk ka derisa përpjekjet për ta mbajtur nën kontroll dhe të lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës së Prizrenit me komunat në ndihmë.

Në njoftim thuhet gjithashtu se prezentë në operacion në mbështetje janë edhe Policia e Kosovës, pjesëtaret nga parku nacional Prevallë, Shërbimi Emergjent Mjekësor nga Prizreni etj.

“Nga afër situata koordinohet nga zëvendësministri i MPB-së, z. Blerim Gashani, zëvendës drejtori i AME-së, z. Shefki Abdullahu me staf nga AME, në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën Operative Emergjente 112”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...