23.3 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Zjarrëvënia në Spitalin e Pejës, deklarohet Prokuroria! A është përfshirë AKI-ja në hetime?!

I pyetur se a është përfshirë edhe AKI-ja në këtë hetim, Nikqi i Prokurorisë, nuk ka qenë në gjendje as të pohojë e as të mohojë këtë informacion.

‘Janë pjesë konfidenciale për çfarë nuk kemi autorizime të flasim. Unë mund të shtojë veç se Policia Rajonale, Departamentet përkatëse të policisë, po punojnë përfshirë edhe zbulimin e motivit të mundshëm dhe në të gjitha rrugët e nevojshme operative jemi në koordinim të ngushtë.’-shtoi Nikqi.

Shkodran Nikqi - Zyrtar për Media - Prokuroria Themelore - Pejë
Shkodran Nikqi – Zyrtar për Media – Prokuroria Themelore – Pejë

Ndryshe, në pasmesnatën e 29 Majit, rreth orës 02:20 minuta, dhoma e IT-së e Spitalit të Pejës ishte përfshirë nga flakët, mirëpo siç deklaroi Zyra për Informim e Spitalit, në komunukatën fillestare, fatmirësisht, për shkak të ndërhyrjes së shpejtë të sigurimit të spitalit, zjarri nuk kishte arritur të dëmtojë bazën e të dhënave. Kjo zyrë thoshte se dyshimet e para për flakët çonin tek mundësia e ndonjë defekti elektrik.

Më 1 Qershor, në një komunikatë të orëve të mbrëmjes, Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës, doli me detaje të reja, ku tha se zjarri i raportuar fillimisht si zjarr nga shkaqe të panjohura fillestare, ka qenë zjarrëvënie nga dora e njeriut dhe se është ndezur nga një person i maskuar i cili ka depërtuar brenda ambienteve spitalore, për çfarë edhe u tha se posedonin pamjet vizive.
‘Qysh në orët e para pas sulmit, pas verifikimit të incizimeve në kamerat e sigurisë, e kemi kuptuar që ishte një sulm kriminal, i qëllimshëm ndaj institucionit tonë shtetëror, por pas konsultimeve me hetuesinë, nuk e kemi publikuar menjëherë këtë informacion për të mos penguar hetimet, pasi kemi qenë të sinkronizuar në tërësi me organet e rendit.’-thuhet në komunikatën e 1 Qershorit, nga Spitali.

Kjo deklaratë shokuese, vë në pikëpyetje sigurinë e pacientëve dhe të personelit mjekësorë për qasjen e personave nga hapësirat e jashtme, brenda ambienteve spitalore./RADIO 1/

Spitali i Pejës me deklaratë para mesnatës: Zjarri në dhomën e IT-së u shkaktua nga një person i maskuar

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...