Zjarri që u raportua më herët në rrugën ‘Eliot Engel’ në qendër të Pejës, në prakingut e qendrës ‘Meto Bajraktari’ ka ardhur si pasojë e shpërthimit të trafos së energjisë elektrike.
Gazetarët e ‘RADIO 1’ nga vendi i ngjarjes raportojnë se zjarri është lokalizuar me shpejtësi, fillimisht nga sigurimi i qendrës ‘Meto Bajraktari’ e më pas nga brigada e Zjarrëfikësve dhe fatmirësisht, nuk janë shkaktuar dëme as në njerëz e as materiale të objekteve përreth.
Ata që janë vonuar në intervenim, kanë qendë KEDS, thonë dëshmitarët okular./Njeshi&RADIO 1/