23.1 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Zjarri kaplon një dhomë në Spitalin e Pejës, zyrtari për informim konfirmoi detajet për ‘RADIO 1’

Rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, ka pasur një zjarr në katin e IV-të, të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pjesëtarët e sigurimit kanë intervenuar menjëherë në shuarjen e zjarrit dhe po ashtu janë njoftuar Policia dhe Zjarrfikësit.

Lidhur me zjarrin e ndodhur, në emisionin e mëngjesit në Radio Njëshi, zyrtari për informim i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti ka dhënë disa detaje.

“Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në sistemin elektrik. Me intervenimin e shpejtë është ndalur përhapja e zjarrit, por një dhomë ku kanë qenë pajisjet e Teknologjisë Informative është djegur dhe tani jemi në proces të konstatimit të dëmit material”, tha Sahiti.

Raportohet se sa i përket data bazës dhe të dhënave tjera të gjitha janë të ruajtura ngase janë të lidhura me sisteme tjera informative dhe asnjë e dhënë apo data bazë nuk është humbur.
Shërbimet ndaj pacientëve kanë vazhduar dhe po vazhdojnë të jepen si gjithnjë dhe puna po vazhdon normalisht, ndërsa ekipet e shërbimeve teknike janë duke u marrë me pastrimin dhe riparimet e nevojshme në dhomën e djegur dhe ambientet tjera të katit të IV të bllokut Kirurgjik. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...