10.5 C
Pec
E martë, 21 Mars, 2023

Zjarri në ish gjimnazin “Ismail Qemali”, deputeti i LVV: Krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka reaguar sot pasi është djegur objekti i ish gjimnazit të parë shqiptar “Ismail Qemali” në Ferizaj.

Haliti në një postim në Facebook shkruan se krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt.

“Krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt.

Sot për herë të katërt ose të pestë i vihet flaka objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore, ish Gjimnazit të parë shqiptar Ismail Qemali në Ferizaj.

Ftoj organet e rendit që ta hetojnë dhe të zbulohet urdhër dhënësi i këtij krimi.

Turp!”, shkruan Haliti.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...