7 C
Pec
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Zjarri në kazermën ushtarake në Istog – Flasin nga Policia Rajonale

Rreth ores 11:35 minuta Policia Rajonale e Pejës, komanda në Istog është njoftuar për një zjarr në kazermën ushtarake të Ushtrisë së Kosovës në Istog.

Sipas dëshmitarëve, mediave lokale dhe dëgjuesve të ‘RADIO 1’, zjarri dhe tymi për nga masa kanë trazuar qytetarët e Istogut.

Për rastin, ka folur toger Fadil Gashi – zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.

“Deri më tash nuk kemi informacion për të lënduar. Informacionet fillestare nuk na çojnë në shkaqet e zjarrit. Po punohet fillimisht në shuarjen e flakëve. Janë të gjitha ekipet dhe njësitet përkatëse sikur tonat ashtu edhe të Brigadës së Zjarrëfikësve, Emergjenca dhe normal njësitet e vet Ushtrisë së Kosovës që kanë qenë të parat aty.”-tha Gashi për ‘RADIO 1’

Gazetarë lokal nga Istogu raportojnë për ‘RADIO 1’, se bëhet fjalë për zjarr që pikënisje ka pasur një repart ushtarak të kazermës e i cili më pas është përhapur.

Ushtria ka larguar mediat nga afërsia e zjarrit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...