16.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Zjarri në malet e Rugovës, nga Komuna e Pejës thonë se i njëjti u lokalizua gjatë mesnatës

Zjarri ka përfshirë të dielën malet në fshatrat Kuqishtë dhe Stankaj në Rugovë të Pejës.

Lidhur me këtë rast, nga Komuna e Pejës kanë bërë të ditur për Telegrafin se zjarri është lokalizuar mbrëmë.

“Zjarri është lokalizuar mbrëmë në mesnatë, nuk ka qenë rrezik për shtëpitë përreth”, ka thënë Faik Zekaj, zëdhënësi i Komunës së Pejës.

Zekaj tutje ka shtuar se ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri tek shpërthimi i zjarrit.

Ndryshe mediat që nga orët e mëngjesit kanë kontaktuar me policinë e Pejës për të marrë më shumë informacione rreth këtij rasti, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...