Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi (6), ka shprehur keqardhje për zjarrin që kaploi ETC-në në Suharekë.
Bytyqi ka uruar që sa më shpejt të zbardhet shkaku i zjarrit pasi që 60 persona do të mbesin pa punë.
Tutje ka kërkuar nga Qeveria që ta ndihmojë biznesin dhe punëtorët.
”Uroj që sa më shpejt të zbardhet shkaku i këtij zjarri pasi mbi 60 punëtorë fatkeqësisht do të mbesin pa punë dhe është koha që edhe Qeveria ta ndihmojë këtë biznes e këta punëtorë.
Është koha që kjo Qeveri ta dëshmojë sa seriozisht e ka kur thotë duhet t’i ndihmojmë bizneset.” ka shkruar ajo në facebook. /Njeshi/
Postimi i plotë: