10.3 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

“Zor të luftohet Rusia pa mbështetjen e SHBA-së”, Zelensky thotë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas përplasjes së djeshme me presidentin amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale, sot ka deklaruar  se Ukraina është “gati të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet”, por vazhdon thirrjen e tij për garancitë e sigurisë nga SHBA.

“Një armëpushim pa garanci sigurie është i rrezikshëm për Ukrainën”, thotë ai.Zelensky vë në dukje se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron t’i japë fund luftës, “por askush nuk dëshiron paqen më shumë se ne”.

“Një armëpushim nuk do të funksionojë me Putinin. Ai ka thyer armëpushimin 25 herë gjatë dhjetë viteve të fundit. Një paqe e vërtetë është zgjidhja e vetme”, thotë ai, shkruan BBC

“Rusët po na vrasin. Rusia është armiku dhe ky është realiteti me të cilin përballemi. Ukraina dëshiron paqe, por duhet të jetë një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme. Për këtë, ne duhet të jemi të fortë në tryezën e negociatave”.Zelensky shton se do të jetë “e vështirë” të vazhdojë të luftojë kundër agresionit rus pa mbështetjen e SHBA-së dhe thotë se “të gjithë ukrainasit duan të dëgjojnë një pozicion të fortë të SHBA-së”.

Ai thotë se SHBA duhet të përcaktojë se çfarë garancie sigurie do të ketë Ukraina: “Çfarë lloji, çfarë vëllimi dhe kur”.“Marrëdhënia jonë me presidentin amerikan është më shumë se vetëm dy liderë; është një lidhje historike dhe solide midis popujve tanë”.Zelensky ka kërkuar garanci të sigurisë së SHBA-së në rast të një armëpushimi për të penguar agresionin e ardhshëm rus./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...