5.4 C
Pec
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Zotimi i Bedri Hamzës: Nuk do të mbetet asnjë qytetar pa sigurim shëndetësor

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, përmes një videoje ka prezantuar zotimin e tij të katërt, i cili është për shëndetësinë.

Hamza ka premtuar sigurime shëndetësore për qytetarët dhe dyfishim të buxhetit për blerjen e barnave për pacientë.

“Nuk do të mbetet asnjë qytetar në Kosovë pa sigurim shëndetësor. Nuk duhet të shqetësohet më askush për koston e trajtimit mjekësor. Në qeverisjen time, Kosova do të jetë shtet që i mbështet qytetarët e vet, kurdo që ata kanë nevojë. #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Shëndetësi moderne me pacientin në qendër është zotimi i tij i katërt./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...