5.2 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Zotimi i dytë i Bedri Hamzës, 50% rritje e pagave për shërbyesit civilë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar edhe masat që do t’i marrë në kuadër të zotimit të dytë të tij.

Ai ka bërë të ditur se në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%.

Kjo rritje sipas tij garanton paga të dinjitetshme për të gjithë shërbyesit civilë dhe është shpërblim i duhur për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve. Po ashtu, nuk do të tatohet asnjë pagë nën 400 euro.

Në zotimin e dytë, Hamza ka premtuar rritje edhe të pensioneve.

“50% rritje të pagave në sektorin publik. 70% rritje të pensionit bazik. Rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët”, ka shkruar Hamza./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...