Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 81-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka kodin W04764 dhe është me masa mbrojtëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Pyetjet për dëshmitarin i ka filluar ZPS-ja e përfaqësuar nga prokurorja Sarah Clanton. sipas përmbledhjes se lexuar nga prokurorja, ky dëshmitar ka qenë anëtar i UÇK-së.
“Dëshmitari W04764 ka qenë anëtar i UÇK-së i cili ka qenë i pranishëm në Shqipëri dhe Kosovë gjatë vitit 1998 dhe 1999”, tha prokurorja.
Me arsyetimin e mbrojtjes se identitetit të dëshmitarit, seanca kaloi në sesion privat për marrjen e dëshmisë së tij.
Vlen të theksohet se u pranuan në prova materiale të gjitha deklaratat që dëshmitari kishte dhënë më herët për ZPS-në së bashku me materialet përcjellëse. /Njeshi/