23 mijë konsumatorë në veri të vendit furnizohen me energji elektrike, por një përqindje e vogël e tyre e paguajnë atë.
Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, zyrtari i Zyrës Rregullatorit për Energji (ZRrE), Petrit Pepaj.
“Elektroseveri siç e dini është i licencuar nga Zyra Rregullatorit për Energji, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Si rrjedhojë e këtij licencimit Elektroseveri e ka për obligim të raportoj çdo muaj. Në bazë të raporteve të shtatë mujorit të këtij viti janë 113 mijë kilovatë në orë të energjisë elektrike të faturuara, të përkthyera në para janë diku rreth 8 milionë euro, ndërsa inkasimi ka filluar, pak çalon në aspektin e klasimit diku janë 631 mijë të inkasuar prej asaj energjie e cila është e faturuar”, ka thënë Pepaj.
“Aktualisht përqindja është e vogël nuk është përqindje e madhe, për shkak se në atë pjesë pothuajse një kohë të gjatë nuk është bërë pagesa e energjisë elektrike dhe njerëzit nuk paguajnë hezitojnë të fillojnë me pagesa. Mirëpo siç shihet tani ka filluar një trend që pagesa e energjisë elektrike të filloj të bëhet edhe në atë pjesë”, ka njoftuar ai.
Në rast të mos pagimit, ai ka theksuar se bëhet shkyçja e konsumatorët me energjinë elektrike, duke shtuar se deri tani ende nuk ka filluar me shkyçje e konsumatorëve për mos pagesë të energjisë elektrike në pjesë Veriore të vendit.
Po ashtu, ai potencoi se nuk ka furnizim me energji elektrike për ato ndërmarrje që abuzojnë me energji apo nuk e paguajnë energjinë elektrike./Njeshi