16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

ZRRE-ja del me reagim për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës ku u arrestuan 12 aktivistë

Zyra e Rregullatorit për Energji ka dalë me një reagim pas protestës që aktivistë të grupit “Asnji Cent Ma Shumë” zhvilluan para këtij institucioni, që përfundoi me arrestimin e 12 prej tyre.

Në reagim, ZRRE thotë se respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, si një e drejtë e garantuar nga ligjet e Republikës së Kosovës, por ka kërkuar që të mos e pengojnë në ushtrimin e detyrave, konform mandatit.

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është e vetëdijshme për shqetësimet e qytetarëve lidhur me procesin e tanishëm tarifor, të shprehura sot përmes protestës pranë zyreve të ZRRE-së. ZRRE respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, si një e drejtë e garantuar nga ligjet e Republikës së Kosovës. ZRRE në vazhdimësi angazhohet për një proces të hapur, të drejtë dhe transparent në shqyrtimin e çdo komenti nga qytetarët dhe palët e interesuara, duke siguruar që çdo vendim të merret në përputhje me legjislacionin ne fuqi. Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për të mos penguar ushtrimin e detyrave të ZRRE, konform mandatit te saj”, thuhet në reagim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...