10.7 C
Pec
E diel, 27 Prill, 2025

ZRrE-ja pritet të marrë sot vendimin për çmimet e reja të rrymës

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), zhvillon sot mbledhje, duke filluar nga ora 08:30.

Në këtë mbledhje janë caktuar 7 pika të rendit të ditës, ndërsa ndër to janë edhe shqyrtimi i propozimeve për aprovimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n.

“Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e Tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Transmetimit dhe Tregut (OST/OT); Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e Tarifave për Shfrytëzimit e Rrjetit të Shpërndarjes (OSSH); Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e Tarifave  per Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU)”, janë tri pikat që do të hidhen në diskutim.

Pikë tjetër është edhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve për paralajmërimin e shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...