3 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Zv/ministri Gashani kujton natën mes 5 dhe 6 marsit: Krismat e krejt llojeve të armëve nuk kishin pushuar

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani ka rrëfyer kujtimin e tij për ditët e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, kur u vranë heronjtë Adem e Hamëz Jashari si dhe anëtarë të tjerë të familjes Jashari.

Gashani ka shkruar se natën mes 5 dhe 6 marsit, i kishte rastisur që ai të bënte roje.

“Diku, afër mëngjesit, me kushëririn tim, tashmë të ndjerë, Bajram (Halil) Gashanin, dolëm në turnin tonë. Ishte rreth orës katër e gjysmë dhe krismat e prenin ajrin e ftohtë dhe arrinin te gërryenin veshët dhe, sidomos, zemrat tona!”, ka shkruar ai.

Krismat kishin vazhduar edhe ditën tjetër kur ishin përdorur edhe mitralozë të rëndë derisa ranë heroikisht anëtarët e familjes Jashari.

“Familja Jashari po pushonin pak! Po mbanin pak qetësi për të hyrë triumfalisht në histori!”, ka shkruar ai.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...