Zëvendësministri i Arsimit Taulant Kelmendi që është edhe kryetar i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ për Pejë, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me kreun e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj.
Takimi duket të jet’ shenjë e parë e tentativës për të relaksuar raportet SBAShK-Qeveri dhe për ti dhënë shans dialogut për bashkëpunim.
‘Kemi takuar kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj bashkë me bashkëpuntorë.
Një shans për dialog dhe bashkëpunim për të përmirësuar cilësinë e arsimit në vendin tonë.’-ka shkruar zv/Ministri Taulant Kelmendi./Njeshi&RADIO 1/