20.2 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Zv.ministri i MPJD takohet me zyrtarin e lartë hungarez – i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Kreshnik Ahmeti, është takuar në Budapest me Sekretarin e Shtetit të Hungarisë, Peter Sztaray.

Me të ndër tjerash ka biseduar edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku ka kërkuar mbështetjen hungareze.

“Sot, në Budapest, takova Sekretarin e Shtetit z.Peter Sztaray, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe, koordinimin shumëpalësh dhe zhvillimet e fundit rajonale”.

“Fokus i diskutimeve ishte presidenca e radhës e Bashkimit Evropian nën udhëheqjen e Hungarisë. Nga pala hungareze u njoftova për prioritetet e presidencës, përderisa me theks të veçantë trajtuam procesin e zgjerimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, fola mbi rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian gjatë presidencës hungareze. Po ashtu, diskutuam edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast kërkova mbështetjen e Hungarisë për anëtarësim në këtë organizatë”, ka thënë Ahmeti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...