27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Zv/Ministri i Qeverisë Kurti, Kelmendi uron ‘RADIO 1’: Të palëkundur në saktësi, faleminderit gjithësecilit gazetarë të mediumit tuaj

‘RADIO 1’ – Sot më 4 Korrik 2024, shënon ditëlindjen e pestë!

Më 4 Korrik 2019, në ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ‘RADIO 1’ filloi sinjalin testues në frekuencën rajonale 98.0Fm.

Më 29 Korrik 2019, mediumi filloi me sinjal të rregullt, me skemë nacionale kombëtare 24 orëshe. Tre muaj, para fillimit të projektit ‘RADIO ‘1, filloi Portali ‘Njeshi’ tani pjesë e ombrellës së përbashkët mediale. Të dyja bashkë, pretendojnë të jenë mediuam i pavarur dhe i paanshëm.

Me këtë rast, Zv/Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë Taulant Kelmendi, ka uruar drejtuesit dhe stafin e këtij mediumi bashkë me dëgjuesit e saj kudo në botë.

‘Me rastin e përvjetorit të RADIO 1, dëshiroj të përcjellë urimet më të përzemërta për arritjet tuaja të shpejta, duke u bërë burimi kryesor dhe i besueshëm i informacionit për qytetarët e Pejës dhe Kosovës.

Si një nga mediat e pakta me frekuencë rajonale e me program nacional-kombëtar, duke mos harruar Pejën asnjëherë, ju keni treguar një angazhim të palëkundur për të ofruar informacione të sakta dhe përmbajtje cilësore për të gjithë dëgjuesit dhe lexuesit tuaj.

Ju falënderojmë për korrektësinë dhe angazhimin e secilit gazetarë të mediumit tuaj. Duke qenë media me karakteristika të tilla do të mbesim lexues e dëgjues tuaj besnik.

Uroj për ju në emër të kolegëve të Qeverisë dhe bashkëpunëtorëve partiak.

Gëzuar përvjetorin dhe urojmë suksese të mëtejshme në të ardhmen!’-thuhet në Telegramin e urimit të zv/Ministrit dhe kreut të VV-së për Pejën Taulant Kelmendi./Njeshi/

Muhaxheri uron ‘RADIO 1’: Ju dëgjoj, po bëni punë shumë të mirë edhe kur na pëlqen edhe kur nuk na pëlqen!

Ali Berisha në 5 vjetorin e ‘RADIO 1’: E filluat jo me pak sfida, ja dolët, vazhdoni!

‘RADIO 1’ – 5 vite nga sinjali testues – Gëzuar

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...