11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

zv/Ministri Kelmendi e demanton Bajramin e LDK-së

Zv/Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Taulant Kelmendi, që është edhe kryetar i Lëvijzes ‘Vetëvendosje’ në Pejë, ka demantuar ish-ministren e LDK-së Hykmete Bajrami, e cila ka kontestuar raportin e përqindjes së ndërtimit të çerdheve për periudhat 2003-2020 dhe 2021-2024.

‘Në vend që të kenë pak keqardhje për gjendjen në të cilën e kanë lënë arsimin, shkruajnë e deklarohen me epitete pezhorative e të pahijshme. Sigurisht, ne nuk mund të flasim në atë nivel.’-thotë Kelmendi.

Postimi i plotë:

Ish ministrja e Arsimit, deputetja Hykmete Bajrami e paska kontestuar raportin e përqindjes së ndërtimit të çerdheve për periudhat 2003-2020 dhe 2021-2024.

Në vend që të kenë pak keqardhje për gjendjen në të cilën e kanë lënë arsimin, shkruajnë e deklarohen me epitete pezhorative e të pahijshme. Sigurisht, ne nuk mund të flasim në atë nivel.

Po kthehemi te përqindja;

Në mandatin tonë, deri tash janë ndërtuar, adoptuar ose janë në proces të ndërtimit dhe adoptimit 850% më shumë çerdhe se në kohën kur keni qeverisur dhe bashkëqeverisur ju. Pra, për 3 vite, 850% më shumë se sa ju për 17 vite.

Tash po e argumentojmë konkretisht: MAShTI në periudhën 2003-2020 ka investuar tërësisht në ndërtimin e 4 çerdheve. Ndërsa në mandatin tonë, në periudhën 2020-2023 janë ndërtuar, adoptuar dhe janë në proces të ndërtimit 34 çerdhe (deri më 31.12.2023).

Pra, rritja për 850% e 4 çerdheve (në qeverisjen tuaj) është e barabartë me 34 çerdhe (në qeverisjen tonë) sepse

4 * (850/100) = 4 * 8.5 = 34

🙂

Ndërkohë, në MAShTI, nuk ka asnjë kërkesë të plotësuar nga Komunat për ndërtimin e çerdheve që nuk është mbështetur e nuk do të mbështetet sepse ekziston vullneti dhe buxheti i ndarë.

Duket të jeni pak e stresuar nga raporti i përqindjeve. Ndoshta është më mirë t’i inkurajoni kryetarët tuaj të Komunave të na i dërgojnë kërkesat dhe dokumentet e plotësuara që të bëjmë sa më shumë çerdhe.#850%’-shkruan Kelmendi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...