14.7 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Zv/Ministri Mjeku në Klinë, ‘Hidrodrini’ po mbështet ekipet komunale

Ministria e Ekonomisë ka angazhuar të gjitha ndërmarrjet publike qendrore për të ndihmuar në përballjen me përmbytjet në vise të ndryshme të vendit. Ne po bashkërendojmë përpjekjet me institucionet përkatëse dhe po punojmë veçanërisht me ujësjellësit dhe kompanitë e tjera të ujërave.

Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Getoar Mjeku si dhe Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj janë aktualisht në terren së bashku me Policinë e Kosovës në komunën e Klinës ku është angazhuar njësia e KRU ‘Hidrodrini’-t me ekskavator, si dhe kapacitetet e Komunës.

Njoftimi i plotë:

“Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Getoar Mjeku si dhe Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj janë aktualisht në terren së bashku me Policinë e Kosovës në komunën e Klinës ku është angazhuar njësia e KRU ‘Hidrodrini’-t me ekskavator, si dhe kapacitetet e Komunës.

Ministria e Ekonomisë ka angazhuar të gjitha ndërmarrjet publike qendrore për të ndihmuar në përballjen me përmbytjet në vise të ndryshme të vendit. Ne po bashkërendojmë përpjekjet me institucionet përkatëse dhe po punojmë veçanërisht me ujësjellësit dhe kompanitë e tjera të ujërave.

Ndërmarrjet tona po ndihmojnë institucionet e sigurisë në shpëtimin e qytetarëve të rrezikuar dhe hapjen e rrugëve e të kanaleve, ndërkohë që po kujdesen për rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm aty ku është ndërprerë.”

Gjatë mbrëmjes edhe KRU ‘Hidrodrini’ ka njoftuar me komunikatë se në zbatim dhe koodrdinim të kërkesave të Ministrisë së Ekonomisë, gjegjësisht zv/Ministri Getoar Mjeku dhe Kryeshefit Ekzekutiv të KRU ‘Hidrodrini’, ing. Agron Tigani, të gjitha Njësitë Operative të zonës së mbulueshmërisë krahas angazhimeve dhe detyrave në ujësjellës dhe kanalizim, kanë vënë në dispozicion të komunave mjetet e rënda të punës, eskavatorë, kamionë dhe pompa në shërbim të uljes së rrezikut të përgjithshëm dhe shpëtimin e qytetarëve./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...