4.3 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Zv/Ministri Mjeku njofton se një ditë pas firmosjes, komuna e Zveçanit është tërhequr nga marrëveshja me KRU ‘Mitrovica’

Ishte firmosur të enjtën  marrëveshja në mes të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” dhe kryetarëve të tre komunave veriore, me të cilën faturat e ujit të banorëve të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok do të inkasohen dhe faturohen nga KRU “Mitrovica” dhe rrjedhimisht këtu edhe komuna e Zveçanit, do futej në zonën e shërbimit të KRU ‘Mitrovica’.

Një ditë pas, zv/Ministri i Ekonomisë Getoar Mjeku, ka njoftuar në orët e vona, se kjo komunë ka vendosur të tërhiqet nga Marrëveshja.

Mjeku potecon se kjo komunë udhëhiqet nga PDK dhe se ky subjekt, sipas Mjekut duket ta ketë qortuar kryetarin.

Reagimi i plotë:

‘Jam thellësisht i shqetësuar që komuna e Zveçanit ka vendosë me u tërheqë nga zona e shërbimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit «Mitrovica», një ditë pasi kryetari i komunës nënshkroi marrëveshjen për të qenë pjesë e zonës. Duket qartë se partia e vet e ka qortu kryetarin pse ka përkrahë një përpjekje të kahershme të Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë për të mirën e qytetarëve. Shpjegim tjetër nuk ka.

Më shqetëson ankesa e kryetarit se KRU Mitrovica nuk ka cekë në marrëveshje pranimin teknik të aseteve të ujësjellësit në tri katundet e banuara me shqiptarë: Zhazhë, Kelmend e Boletin. Marrëveshja ka parapa pranimin teknik të të gjitha aseteve të ujësjellësit në krejt territorin e komunës, pa dallim.

Qeveria ka dhënë 46 mijë euro për me ble pompa të reja për furnizimin me ujë të Zhazhës, Kelmendit e Boletinit, dhe KRU Mitrovica po angazhohet me i sanu problemet teknike në furnizim.

Marrëveshja e djeshme siguronte bazën ligjore që KRU Mitrovica të kujdeset në vazhdimësi për këto fshatra dhe për të gjithë komunën e Zveçanit. Pa marrëveshje, nuk mund të ketë shërbim të mirëfilltë.

Gjatë negociatave, kryetari i komunës ka provu disa herë të kufizojë shërbimin te katundet me banorë shqiptarë. Pastaj ka pyetë nëse çështja duhet të diskutohet me të huajt. Pas këmbënguljes sonë se nuk mund të ketë dallime etnike dhe se shërbimi i ujësjellësit rregullohet me ligjet e brendshme, kryetari ka pranu të lidhë marrëveshjen me KRU Mitrovicën.

Sot u pendu. Dhe pendesa është pasojë e pengesës që PDK po i bën shtetit nga lakmia për pushtetin.’-thuhet në reagimin e zv/Ministrit të Ekonomisë, Getoar Mjeku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...