Bizneset kanë protestuar për një orë sot me bllokimin e disa hyrjeve në Prishtinë kundër vendimit për kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike më 1 qershor.
Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë shtyrje të këtij procesi për një vit, në të kundërtën paralajmërojnë pasoja të rënda për ekonominë vendore.
Pas protestës, ka reaguar edhe zv/Ministri në detyrë i Ekonomisë, Getoar Mjeku.
Mjeku, ka kërkuar që në protesta të tilla, bizneset mos të instrumentalizojnë punëtorët.
Postimi i plotë:
‘Kur Lëvizja Vetëvendosje protesonte kundër privatizimit të shpërndarjes dhe furnizimit, kryetari Albin Kurti u printe protestuesve dhe arrestohej, ndonëse mbronte interesin publik.
Tani kur bizneset gjykojnë se po u preken interesat e tyre, në protestë le të dalin vetë pronarët. Ata kanë të drejtë të protestojnë, por kjo nuk nënkupton instrumentalizimin e punëtorëve.’-shkruan zv/Ministri Mjeku./Njeshi/