18.1 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

Zv/Ministri Mjeku përfaqësoi Kosovën para vendeve të Ballkanit perëndimorë në Bosnjë

Zv/Ministri i Ekonomisë Getoar Mjeku, një prej zyrtarëve më të dalluar të Qeverisë Kurti, Getoar Mjeku ka përfaqësuar Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në Bosnjë-Hercegovinë, ku u diskutua mbi integrimin e tregut të Energjisë elektrike në Ballkanin perëndimorë.

Njoftimi i plotë:

Komuniteti i Energjisë po diskuton për integrimin e tregut të energjisë elektrike dhe detyrimet klimatike e mjedisore.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave sot në Bosnjë-Hercegovinë, kumtova për ndryshimin e ligjeve të sektorit, bashkimin e tregut energjetik Kosovë–Shqipëri dhe përpjekjet e integrimit të mëtejmë me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Fola gjithashtu rreth miratimit të ligjit mbi ndryshimet klimatike, rreth studimeve të nevojshme për çmimin e karbonit, si dhe rreth përkushtimit tonë ndaj mjedisit, mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik.

I themeluar më 2006, Komuniteti i Energjisë lidh Bashkimin Evropian me vendet fqinje, përfshi 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.’-shkruan Zv/Ministri Mjeku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...