Në këtë kuadër, zv/Ministri Mjeku bënë të ditur për përurimin e objektit të ri, të KRU ‘Bifurkacioni’ si dhe mbi imarrëveshjen e financimit për ndërtimin e impiantit të ri të ujit të pijshëm në Pleshinë.
Postimi i plotë:
‘Me ministren Artane Rizvanolli, dje qemë në Ferizaj me përuru ndërtesën e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit «Bifurkacioni». Me 150 mijë euro investim vetanak, ndërmarrja ka ndërtu 320 m² hapësira pune dhe 100 m² depo si dhe ka renovu objektin e vjetër prej 300 m² të tjerë për kushte ma të mira për punëtorët.
Sot lidhëm marrëveshjen e financimit për ndërtimin e impiantit të ri të ujit të pijshëm në Pleshinë. Me 250 litra për sekond, kjo fabrikë do të sigurojë furnizim të rregullt për Ferizajin. Ministria e e Ekonomisë sivjet jep 1 milion euro për fazën e parë të projektit, që arrin në 4 milionë euro deri më 2027.