22.6 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Zv/Ministri Mjeku, shkruan për Alban Kastratin, 47 vjeçarin e ndjerë nga Prishtina

Më datë 8 Korrik, në moshën 47 vjeçare, në Prishtinë, papritur u nda nga jeta Alban (Ismail) Kastrati, Ekspert në Fondin e Garantimit të Kredive, ish-ushtar i UÇK-së dhe nip i dëshmorit Isa Kastrati.

Të ndjerit, lamtumira ju dha më 9 korrik, në Prishtinë, me ceremoni familjare e rite fetare.

Duke qenë jashtë vendit, në takim zyrtar nga Bosnja, të ndjerin e ka kujtuar, zv/Ministri i ekonomisë i Qeverisë së Republikës së Kosovës Getoar Mjeku.

Në telegram ngushëllimi, mes emocionesh, zv/Ministri Mjeku, tregon se të ndjerin e kishte fqinjë dhe se urtësia ishte virtyt që e karaketrizoi dhe e përcolli gjatë tërë viteve të jetës, qoftë si ushtar i dalluar i UÇK-së, qoftë në angazhimet drejtuese profesionale pasluftës si Ekspert në Fondin e Garantimit të Kredive.

Telegrami i plotë: 

‘Alban Kastrati ishte pjesëtar i ri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur në krahët e tij barti eprorin e tij dëshmor.

Albani ishte fqinj yni i urtë e i sjellshëm në lagjen Bregu i Diellit të Prishtinës.

Ishte prind e njeri i dashur për familjen e rrethin e tij. Ishte profesionist i shkëlqyeshëm, që punoi me përkushtim për financimin e ndërmarrjeve vendore dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ikja e tij e parakohshme na pikëllon. Do t’u mungojë të gjithë atyre që e kanë njohë dhe kanë punu me të. Ngushëllime familjes — bashkëshortes, vajzave, djalit, nanës, vëllezërve dhe motrave të Albanit — dhe të gjithë dashamirëve!’-shkruan zv/Ministri Mjeku./Njeshi&RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...