5.3 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Zv/Ministri Taulant Kelmendi pyet Hykmete Bajramin: Ku është avulluar projekti 5.6 milionë euro për digjitalizim të arsimit

Në vazhdën e akuzave dhe kund-akuzave në distancë, në mes të pozitën dhe opozitës së Kosovës, Zv/Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi që është edhe kryetar i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë ka akuzuar ish-Ministren e Arsimit nga LDK Hykmete Bajrami se ku është avulluar projekti 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit.

‘Me 18 mars 2020 (shih dokumentin) janë pranuar kredencialet për qasje në platformen digjitale të arsimit nga Hykmete Bajrami, ministre e Arsimit. Kjo platformë i kishte kushtuar buxhetit të vendit 5.6 milionë euro. Sot e asaj dite paratë kanë shkuar dhe platforma nuk gjendet askund.’-shkruan mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

Znj. Hykmete Bajrami ku është avulluar projekti 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit që nuk e kemi gjetur askund?!

Me 18 mars 2020 (shih dokumentin) janë pranuar kredencialet për qasje në platformen digjitale të arsimit nga Hykmete Bajrami, ministre e Arsimit.

Kjo platformë i kishte kushtuar buxhetit të vendit 5.6 milionë euro. Sot e asaj dite paratë kanë shkuar dhe platforma nuk gjendet askund.

Madje, këtë e evidenton edhe Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit ku thotë se platforma për digjitalizimin e arsimit e-edukimi është jofunksionale dhe e paqasshme.

Dokumenti i pranuar me kredenciale për të hyrë në sistem, ju ka dërguar juve si ministre e arsimit me datë 18 mars 2020.

Ne, me taksat e qytetarëve duhet të paguajmë për këtë sistem shumën prej 5,6 milionë euro deri në vitin 2032. Platforma nuk gjindet.

Hykmete ku është paswordi?’/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...