23.2 C
Pec
E martë, 3 Gusht, 2021

Zvicra dënon një ish-komandant të huaj me 20 vite burgim për vrasje e ngrënie të zemrës së njeriut

Një ish-komandant rebelësh nga Liberia u dënua të premten në Zvicër me 20 vite burgim për dhunime seksuale, vrasje dhe akte të kanibalizmit. Ky është një nga dënimet e para që u dha për luftën civile të shtetit të vogël të Afrikës Perëndimore.

Rasti gjithashtu ishte gjykimi i parë për krime lufte në një gjykatë civile në Zvicër. I dënuari, Alieu Kosiah, i njohur me noftëkn “djali i ashpër”, ishte pjesëtar i grupit rebel, ULIMO, që luftohte kundër ushtrisë së ish-presidentit Charles Taylor në vitet e nëntëdhjeta.

“Nëna e Carolinës nuk dyshoi kurrë tek dhëndëri vrasës” – Çfarë po ndodh në familjen e pilotit?

Kosiah u përball me 25 akuza, përfshirë një ku akuzohej për ngrënien e pjesëve të zemrës së një njeriu. Ai u shpall fajtor për 21 akuza, sipas dokumenteve të Gjykatës Federale të Zvicrës.

Ai ishte arrestuar në vitin 2014 në Zvicër, ku jetonte si banor i përhershëm. Sipas një ligji zviceran të vitit 2011, autoritetet kanë të drejtë të realizojnë ndjekje penale për krime serioze të kryera kudo në botë, sipas parimit për juridiksion të përgjithshëm.

Një person që rrëfeu se Kosiah kishte dhënë urdhër për vrasjen e vëllait të tij i nxiti banorët tjerët të Liberisë që të paraqiten si dëshmitarë dhe të sigurojnë dënim më të rëndë për të akuzuarin, shkruan CNN.

Liberia e ka injoruar trysninë për t’i ndjekur penalisht të dyshuarit për krime në luftërat e njëpasnjëshme nga viti 1989 deri më 2003. Në këto luftëra morën pjesë mijëra fëmijë që u shndërruan në ushtarë. Pjesëmarrja e tyre u nxit nga rivaliteti mes etnive./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...