2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Zyra e BE-së uron Feride Rushitin dhe QKRMT pasi u nominuan nga deputeti suedez për çmimin Nobel për Paqe

Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe 2025.

Rushitin dhe QKRMT-në e ka uruar Zyra e BE-së në Kosovë, duke theksuar punën e saj dhe të Qendrës që nga viti 1999.

“Urime Feride Rushiti dhe QKRMT – Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës për nominimin e tyre për Çmimin Nobel për Paqe! Që nga viti 1999, ata kanë mbështetur dhe u japin zë viktimave të torturës dhe traumës, përfshirë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës. Ju urojmë suksese për t’u bërë fitues të Nobelit!”, ka shkruar Zyra e BE-së.

Nominimi është propozuar nga deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...