18.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Zyra e Petkoviqit ankohet për arrestimin e serbit: S’do ketë kurrë paqe derisa në pushtet të jetë Kurti

Zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, ka reaguar sot naj autoriteteve kosovare, për arrestimin e kryesit të veprave penale, serbit, Sreçko Sofronijeviq.

Në një deklaratë të lëshuar, kjo zyre duke propaganduar kërkon që në këtë rast të përfshihet bashkësia ndërkombëtare.

Anise, Sofronijeviq ishte i kërkuar nga autoritetet e sigurisë së Kosovës për vepra penale në përleshjet e veriut të vendit në 2021-ën, zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë gënjen se Prishtina ”nuk garanton dhe respekton të drejtat për serbët e Kosovës”.

Ndërsa dhe nuk e mohojnë më pas se ai deri më sot, pavarësisht veprave penale, ”ka jetuar i qetë në shtëpinë e tij dhe familjen në veri të Kosovës”.

Reagimi i tyre tutje thotë se arrestimi i tij, po bëhet për të frikësuar popullin serb dhe siç specifikohet ”në këto zona s’do të ketë kurrë paqe derisa në pushtet të jetë kryeministri Albin Kurti”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...