Zyra për Media e Qeverisë së Gazës thotë se që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza, forcat izraelite kanë shënjestruar 172 strehimore që strehojnë persona të zhvendosur brenda vendit, nga të cilat 152 ishin shkolla.
Ajo tha se të paktën 1 mijë e 40 njerëz janë vrarë brenda atyre strehimoreve.
Mbrojtja Civile e Gazës tha se sot si pasojë e sulmeve ajrore izraelite patën cak shkolla al-Nasr dhe Hassan Salama, ku nga aty janë nxjerrë të paktën 30 trupa.
Shërbimi i shpëtimit tha në Telegram se rreth 16 persona të zhvendosur ishin ende të zhdukur nën rrënojat e shkollës al-Nasr.
Mahmoud Basal – zëdhënësi i Mbrojtjes Civile Palestineze në Gaza, thotë se forcat izraelite kanë kryer “një masakër në çdo kuptim të fjalës” duke bombarduar shkollat e lartpërmendura.
Ai i përshkroi skenat e sulmeve si “të vështira dhe tragjike” me fëmijë që përbëjnë 80 për qind të të vrarëve dhe të plagosurve.
Në përditësimin e saj të fundit të luftës, ushtria izraelite thotë se “shkollat u përdorën nga batalioni Al-Furqan i Hamasit si strehë për operativët e tij terroristë dhe si qendra komanduese të përdorura për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme”, raporton Al Jazeera.