23.3 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Zyrtarë amerikanë vizitojnë KEK-un: SHBA e ka ndihmuar Kosovën mbi 50 vjet në prodhimin e energjisë elektrike

Përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga një postim i bërë në faqen e ambasadës në rrjetin social ‘’X’’, ku është shtuar se përfaqësuesit e tyre janë takuar me stafin.

Në postim nga ambasada thuhet se teknologjia amerikane ka ndihmuar në prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë për mbi 50 vjet.

“Dje përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), kanë vizituar objektin dhe janë takuar me stafin. Teknologjia amerikane ka ndihmuar prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë për mbi 50 vjet përmes KEK-ut dhe do të vazhdojë të përmirësojë sigurinë energjetike të Kosovës në të ardhmen. Partner i Preferuar”, është thënë në postimin e ambasadës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...