18.2 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Zyrtare: Aston Villa e blen përfundimisht Philippe Coutinhon nga Barcelona

Philippe Coutinho iu bashkua Aston Villës në janar nga Barcelona dhe shkëlqeu menjëherë në Villa Park.

Rikthimi në Angli ishte i nevojshëm për brazilianin që ka rigjetur formën më të mirë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Por huazimi i tij ishte deri në qershor dhe Aston Villa kishte një klauzolë për ta blerë përfundimisht atë.

Skuadra e madhe angleze e ka blerë përfundimisht Coutinhon duke i paguar 20 milionë euro te Barcelona.

29-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re me Villan që do ta mbajë atë në Villa Park deri në qershor të vitit 2026.

Shumë i lumtur me nënshkrimin e brazilianit është shprehur edhe trajneri anglez Steven Gerrard, duke thënë se për klubin është një lajm i shkëlqyer.

“Ky është një nënshkrim i shkëlqyer për Aston Villa. Phil është një profesionist model dhe ndikimi i tij në grup ka qenë shumë i qartë që kur ai u bashkua në janar”.

“Me mënyrën se si sillet brenda dhe jashtë fushës, ai është gjithashtu një model i vlefshëm për lojtarët tanë më të rinj, të cilët vetëm mund të përfitojnë nga përvoja e tij”, u shpreh Gerrard. /Njesjhi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...