5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Zyrtare, Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sot ka propozuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin në Facebook ka shkruar se Bedri Hamza është përgjigja e thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e të sigurt.

“Sot, kam nominuar Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit tonë. Si një personalitet i dëshmuar, Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e më te sigurt! Të priftë e mbara, Kryeministër”, ka shkruar Krasniqi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...