23.9 C
Pec
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

Zyrtare: Mbappe lojtar i Real Madridit

Kylian Mbappe edhe zyrtarisht është futbollist i Real Madridit.Njoftimi u bë nga vet klubi mbretëror.

“Los Blancos” kanë njoftuar se sulmuesi francez ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, dhe do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2029.

Francezi ishte pranë nënshkrimit me “Los Blancos” edhe në vitin 2022, por në fund kishte vendosur për rinovimin me PSG-në.

25-vjeçari tek ‘mbretërit’ transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me skuadrën nga kryeqyteti francez, skadon në fund të muajit qershor.

Kylian Mbappe, pritet të fitojë një pagë prej 15 milionë eurove në vit, teksa Real Madridi do të paguajë një shumë prej 100 milionë euro si bonus.

Sivjet Mbappe pati një sezonë fantastike me PSG-në, duke i shënuar 44 gola në të gjitha garat.

Ai u shpall edhe futbollisti më i mirë i Ligue 1./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...