Neymar Jr i është bashkuar edhe zyrtarisht ekipit arab, Al Hilal.Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano.
Neymar i është bashkuar Al Hilal për pagën rekord prej 300 milionë dollarësh në dy vite. Marrëveshja është arritur mes babait të brazilianit dhe agjentit Pini Zahavi.
Neymar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, pa mundësi të zgjatjes, teksa paga marramendëse e tij mund të shkojë deri në 400 milionë dollarë, bazuar në bonuset dhe marrëveshjet komerciale./Njeshi/